Krijim i organizatës kriminale dhe trafik droge/Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 44-vjeçari

09:54 23/09/20201min113
Arrestimet-Kukes_frame_0-1100x620-1

Një 44-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Elbasanit për trafik droge dhe krijim të organizatës kriminale.

Arrestimi i 44-vjeçarit është bërë me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj të Italisë, ku është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi provizor  me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar Jorgo Ëojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian” njoftoi policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto