Kreu vizita të shumta dhe ndërhyrje kirurgjikale tek pacientët / Mjeku i Spitalit të Elbasanit konfirmohet me Covid-19

17:46 31/08/20202min28

covid19-696x392

Konfirmohet me Covid-19 mjeku kirurg urolog në Spitalin e Elbasanit, Ilir Ibrushi.

Por, më e keqja është fakti se, gjatë kohës që ka qenë i infektuar ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale dhe vizita të shumta tek pacientët.

Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe administratën e Drejtorisë së Qendrës Spitalore ku e infektuar është punonjësja sociale e kësaj drejtorie.

Ndërsa disa ditë më parë u raportua se ishte infektuar bashkëshorti i saj.

Sakaq mësohet se punonjësja sociale po merr trajtimin e duhur në banesë, ndërsa bashkëshorti është dërguar në Spitalin Infektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto