Kreu i OBSH futet në karantinë, mund të jetë infektuar

09:18 02/11/20202min79
Screenshot_1-5

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë me dije se për shkak se ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar me COVID-19, ai është karantinuar.

Kreu i OBSH-së thotë se nuk ka simptoma të virusit, por shtoi se do të zbatojë protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 

“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por gjithashtu, unë do të punoj nga shtëpia duke respektuar protokollet e WHO”, u shpreh ai.

Po ashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve. “Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, u shpreh Tedros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto