Krejt papritur, ‘Gylseren’ anulon martesën e shumëpritur me producentin: Nuk dua dasmë…

12:08 01/10/20201min115
nurgul-yesil-115701OH

Aktorja turke Nurgul Yesilcay, e cila u bë e njohur për rolin e saj në Shqipëri si ‘Gylseren’ do të martohej së shpejti. Yesilcay e ndau lajmin disa kohë më parë me fansat duke treguar se ajo dhe partneri i saj Necati Kocabay do t’i jepnin fund beqarisë.

Mirëpo mesa duket planet e çiftit janë shtyrë për një moment të dytë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Ne ishim duke u përgatitur për martesë, por  e shtymë atë për shkak të pandemisë. Në të vërtetë nuk mund të bëjmë dasmë tani sepse unë nuk dua një dasmë pa zhurmë. Nëse kemi fat, ne mendojmë se vitin e ardhshëm do ta bëjmë dasmën”, tha aktorja në një deklaratë duke treguar se ajo dhe producenti duan një dasmë të madhe dhe pa kufizime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *