Krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë, Stresi bën dedikimin e ëmbël për personin e shtrenjtë!

15:45 07/09/20202min67

stresi-1

Kur bëhet fjalë për mamanë, Stresi bëhet komplet tjetër njeri nga ajo ç’ka “përfaqëson” personazhi publik që ka krijuar. Edhe pse si artist ai është paraqitur një “bad boy”, në jetën reale, Arkimedi është një “çun mami” perfekt.

 

Shpesh herë ai ka treguar se mamaja është pika e tij e dobët dhe nuk i ka kursyer dedikimet ndaj saj. Ditën e sotme, mamaja e Stresit feston datëlindje dhe sigurisht reperi bëri dedikimin e radhës.

“Çdo ditë e më shumë mërzitem për nënën time. Vitet ikin. Duhet t’ju përkushtohemi çdo ditë sa të mundemi, nga pak. Nëna s’duhet hequr nga mendja asgjë çast. Zoti i bekoftë e ju dhëntë jetën e gjatë nënave tona,” shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto