Krah njëri tjetrit në çaste romantike, dalin pamjet e Ronaldos dhe Georginës nga jahti luksoz

14:12 13/08/20202min205
1561353689_577268_1561353720_noticia_normal-1068x601

Ikona e futbollit, Cristiano Ronaldo prej disa javësh tashmë po pushon me familjen e tij në super jahtin e tyre luksoz. Ai ndodhet me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe me katër fëmijët e familjes.

Të shumta kanë qenë pamjet që kanë qarkulluar në rrjete sociale këtë periudhë pushimi për futbollistin, pasi ka qenë Rodriguez ajo që ka ndarë me fansat momentet e lumtura në ‘Instagram’.

Së fundmi futbollisti i njohur ndau të tjera momente krah partneres së tij, në çaste shumë romantike. Rodriguez dhe Ronaldo janë shfaqur krah njëri tjetrit në super jahtin duke shijuar diellin dhe peizazhin fantastik. “I lumtur që po i kaloj këtë momente të bukura me ty”, ishin fjalët e Ronaldos.

Familja ndodhet në jahtin më të ri të CR7 dhe po eksplorojnë vijën bregdetare italiane dhe aktualisht ndodhen në Linguria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto