
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar në ekip edhe dy futbollistë për ndeshjen ndaj Greqisë.
Kosova do të luajë të dielën ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, ku përball do ta ketë Greqinë.
Megjithatë, për këtë ndeshje trajneri Challandes nuk mund të llogarinë në disa lojtarë që nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Kosovës.
Bëhet fjalë për lojtarët: Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala.
Pas mungesave të tyre, Challandes ka filluar t’i zëvendësojë këta lojtarë dhe tashmë ka ftuar dy emra të rinj në përfaqësuese për ndeshjen me Greqinë.