Kosovë-Serbi/ Takime në nivel ekspertësh në Bruksel

11:18 05/09/20202min48
kosove-serbi-1

Gjatë fundjavës do të zhvillohen takimet mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh në selinë e Shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në rënd dite, sipas burimeve diplomatike, janë çështja e të pagjeturve, çështja e të zhvendosurve dhe bashkëpunimi ekonomik.

Burimet e BE-së thonë se palët kanë bërë përparim në takimet e mëparshme dhe presin që të shfrytëzohet momenti për të rënë dakord për to.

Takimet në nivel të ekspertëve kanë për qëllim që të përafrojnë qëndrimet e palëve në prag të takimit në nivelin e lartë që zhvillohet të hënën e ku do të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Hoti dhe Vuçiç do të priten nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto