Kosovë/ Policia dënoi 966 qytetarë të cilët nuk respektuan masat antiCOVID-19

18:07 02/11/20201min76
Screen Shot 2020-11-02 at 4.24.18 PM

Policia e Kosovës edhe gjatë të dielës nuk ka kursyer ata qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19.

Sipas statistikave të policisë, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 966 tiketa për personat të cilat nuk respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur rritje të madhe të rasteve me coronavirus. Vetëm dje janë shënuar 377 raste të reja dhe shtatë persona kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto