Kosovë/ Në Komunën e Prishtinës për 24 orë konfirmohen 249 raste me COVID-19

21:55 31/10/20203min71
dite-vjeshte-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-2-1-780x439

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 514  raste të personave të infektuar me COVID-19, kurse tre persona kanë humbur jetën, duke çuar kështu në 681 numrin e viktimave nga ky virus.

Më së shumti raste me COVID-19 janë konfirmuar në Komunën e Prishtinës, gjithsej 249 raste.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto