Kosovë/ Në 24 orë, 41 raste të reja, dy të vdekur dhe 73 të shëruar nga coronavirusi

14:59 05/10/20201min87
Covid Kososve

Ministri i Shëndetësisë të Kosovës, Armend Zemaj ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, nga 654 testime, pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 41 persona, dy persona kanë humbur jetën dhe 73 janë shëruar.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se numri i të infektuarve në vendin tonë me COVID-19, nuk përbën rrezik.

“Lajm i mirë është propozimi nga Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve edhe për Kosovën pa teste PCR.

Numri i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19, nuk përbën rrezik dhe përshëndes propozimin për hapjen e kufijve pa test PCR. Uroj që Qeveria e RMV ta miratojë këtë propozim.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, janë bërë 654 testime, pozitiv kanë rezultuar 41 ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *