Kosova në alarm nga Covid-19 / Vetëm në një javë 40 të vdekur dhe qindra të infektuar

10:05 03/09/20201min61
Kosove-covid

Situata nga Covid-19 në Kosovë vijon të jetë e rëndë.

Që nga fillimi i epidemisë në vend numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 539.

Ndërsa, alarmante janë shifrat e javës së fundit.

Për një javë në Kosovë humbën jetën 40 persona nga COVID-19.

Më 28 gusht Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se numri i viktimave ka arritur në 499.

Ndërkaq IKSHPK dje njoftoi se numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto