Kosova harton një plan me 16 pika për zbatimin e marrëveshjes të firmosur me Serbinë në Washington

09:19 20/10/20202min124
Marreveshja-ne-SHBA (1)

Qeveria e Kosovës e ka miratuar një plan me 16 pika për zbatimin e marrëveshjeve të firmosura në Washington, të cilat kanë të bëjnë me normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Në planin e qeverisë parashikohen marrëveshje financiare për ngritjen e projekteve infrastrukturore, veprime në funksion të fizibilitetit të Ujmanit, ndryshimi i një ligji për llogari të Kishës Ortodokse Serbe e nxjerrja e një qarkoreje që kërkon tërheqjen e aplikimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Dokumenti është hartuar nga Zyra për Planifikim Strategjik në bashkëpunim me ministritë e linjës, pas një udhëzimeve të kryeministrit, Avdullah Hoti. Në të janë identifikuar dhe listuar veprimet kryesore dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e pikave të marrëveshjes.

“Duke qenë se për shumicën e pikave ka pasur zhvillime të mëhershme qoftë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian apo edhe disa projekte infrastrukturore kanë qenë pjesë e planeve të Qeverisë së Kosovës, për secilën pikë është bërë një përshkrim i shkurtër i gjendjes aktuale. Kjo qasje do të shërbejë për të informuar partnerët për progresin e arritur dhe për të koordinuar përpjekjet e institucioneve për zbatimin e marrëveshjes”, thuhet në hyrje të dokumentit.

“Tani pritet nga dikasteret që janë nën përgjegjësinë tuaj të merren të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtyre aktiviteteve apo veprimeve të dhëna në këtë dokument”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto