Kosova eliminohet nga Maqedonia e Veriut

09:22 09/10/20203min85
download (71)

Shuhet ëndrra evropiane për skuadrën e Kosovës. ‘Dardanët’ e Bernard Challandes u eliminuan në fazën e playoffit të Evropianit nga Maqedonia e Veriut në Shkup teksa u mundën me rezultatin e 2-1 në një ndeshje ku skuadra kosovare ishte me mungesa të shumta e të rëndësishme të cilat në fund duket se i ndjeu shumë.

Një autogol i Kolollit i dha avantazhin Maqedonisë në minutën e 16 kur Kosova ishte në një moment të mirë. Megjithatë skuadra e Challandes nuk hoqi dorë dhe pas 13 minutash gjeti golin e barazimit me Hadërgjonaj i cili pa portierin që kishte dalë duke e dërguar topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 1-1. Por ekuilibri zgjati vetëm pak minuta pasi Velkoski me një gjuajtje me kokë mposhti portierin Muriç duke bërë që Maqedonia e Veriut të shkojë në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-1.

Në pjesën e dytë Maqedonia u duk më kërkuese në fushën e lojës dhe në dy raste arriti të gjejë golin e tretë, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Nga ana e saj skuadra e Challandes e kishte të vështirë të rrezikonte portën e maqedonasve pavarësisht ndryshimeve të bëra nga trajneri zviceran. Në minutat shtesë Kosova pati shansin më të mirë për të barazuar me Alitin por ky i fundit nuk mundi dot të dërgojë topin në rrjetë me portierin Dimitrieski të mposhtur.

Në fund rezultati mbeti 2-1 për Maqedoninë e Veriut që do të përballet me Gjeorgjinë për një vend në fazën finale të Evropianit të vitit të ardhshëm. Për Kosovën mbetet keqardhja për faktin se iu afrua shumë arritjes së një suksesi historik, por duhet thënë se skuadra e Kosovës është e re dhe duket se ka vendosur një bazë të mirë për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto