Kosova bën hapin e parë drejt hapjes së ambasadës në Izrael

13:26 20/10/20201min132
auto_ZKP-20-10-2020-11603180163

Kryeministri Avdullah Hoti në një takim me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë miratimin e tij për të dërguar te Presidenti Thaçi, kërkesën për hapje të ambasadës kosovare në Izrael.

Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit Hoti.

Marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është bërë mes Kosovës dhe Serbinë me ndërmjetësimin e Presidentit Trump. Ndërsa pas kësaj marrëvedhje ka ardhur edhe njohja e Kosovës si shtet nga Izraeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto