Koronavirusi/Pipero: Shkollat të hapen por…


-640-0-5e9a095590ebe

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, shprehet pro hapjes së shkollave edhe pse bota po lufton ende me pandeminë e koronavirusit.

Megjithatë, ai bërë thirrje për kujdes nga mësuesit dhe nxënësit.

Ky është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave. Hapja nuk do të thotë se nuk kemi virusi, por të gjithë duhet të kemi kujdes. Unë besoj se institucionet arsimore, janë më të kontrolluar më të përgjegjshme, nuk mund ta krahasoj me baret dhe restorante.

Nxitohen shpesh pse doli një mësues të mbyllim shkollën, është vendimi më i keq i mundshëm dhe i gabuar. Mbyllja nuk është zgjidhje është zgjedhje e përkohshme dhe sa më e shkurtër aq më e mirë është. Nuk duhet të kemi frikë duhet të kemi kujdesin maksimal” – tha ai për Fax News.

Pipero ka bërë edhe një parashikim për numrin e të infektuarve nga pandemia e COVID-19 në muajt në vazhdim duke u shprehur se rastet pritet që të shtohen në fund të dimrit.

Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar. Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksnimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas” – tha Pipero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto