Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit

21:19 10/10/20202min110
vdekje-10-01-7-2048x1152

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 3 viktima nga koronavirusi.

Fatkeqësisht e kanë humbur betejën nga Covid-19 një 63-vjeçar nga Burreli, një 66-vjeçar nga Tirana dhe një 83-vjeçar nga Shkodra.

Ndërkohë që nga 960 testime të kryera ka patur 165 raste pozitive me koronavirus. Fatmirësisht 102 persona janë shëruar.

Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë nga të cilët 15 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Statistika (10 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 165
Të shëruar ne 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 960
Testime totale 97703
Raste pozitive 15231
Raste të shëruara 9406
Raste Aktive 5409
Humbje jete 416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2823
Durrës 563
Shkodër 401
Korçë 280
Lezhë 269
Elbasan 215
Fier 244
Vlorë 194
Kukës 147
Berat 139
Dibër 75
Gjirokastër 59

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *