Koronavirusi hyn keq në institucionet arsimore në vend, të prekur mësues e zyrtarë të lartë

09:27 12/10/20201min132
Covid-19-shkolla

Covid-19 duket se e ka nisur me ‘këmbë të mbarë’ këtë javë në institucionet arsimore të vendit.

Mësohet se në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv me Koronavirus Drejtori i Zyrës Arsimore në Kamëz.

Mësohet po ashtu, se ai është shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit është rënduar.

Nga ana tjetër, në qytetin e Durrësit kanë rezultuar pozitivë tre punonjës të Zyrës Arsimore e për këtë arsye zyrat që përdoren nga tre të infektuarit janë mbyllur.

Ndërkohë, në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar pozitivë për Covid-19 tre mësues dhe një nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”.

Zyrtaret e ISHP marrin nesër vendimin nëse do të vijohet apo jo mësimi në këtë gjimnaz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto