Koronavirusi, humb jetën tek Infektivi mësuesi nga Mirdita

11:19 13/08/20201min239
spital

Një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë nga Covid 19.

Viktima është një mësues nga Mirdita  i cili ka prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku ndodhej në gjendje të rëndë.

55 vjeçari punonte si mësues në Rreshen dhe prej 10 ditësh ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë  njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vendin tonë një  ditë më parë është shënuar edhe rekord i numrit të rasteve të reja me Covid , ku në 24 orë janë konfirmuar 141 raste të reja, duke e çuar në 3057 numrin e përgjithshëm të të  infektuarve, ndërsa bashkë me viktimën e kësaj të enjtje numri i viktimave shkon në 209.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto