Korçë/ 39 vjeçarja gjen vdekjen në mënyrë misterioze në klinikën private. Policia procedon mjekun dhe infermierin

13:44 20/09/20202min296
Xhensila-Duka

Një 39 vjeçare ka gjetur vdekjen në rrethana ende pa njohura në një klinikë private në qytetin e Korçës.

Policia bën me dije se shtetasja Xhensila Duka, banuese në Korçë, ka ndërruar jetë në klinikën private rreth orës 16:30 minuta të ditës së shtunë (19 shtator).

Për këtë arsye, policia ka nisur procedimin penal për mjekun Ilir Bibolli mjeku dhe infermieren Marinela Postol.

Jo zyrtarisht, thuhet se ndjera po bënte fibroskopi pranë klinikës, por do të jetë autopsia ligjore ajo që do të përcaktojë përfundimisht shkakun.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto