“Kopjon ç’të mundet nga opozita”- Tabaku: Nuk gënjehen bizneset nga Rama! Ja plani i PD pas ardhjes në pushtet

15:50 27/09/20205min119
tabaku-1-1-696x464

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një shënimi në facebook ka kritikuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në bizneset e Vlorës, duke theksuar se “ata nuk gënjehen sërish”.

Sipas Tabakut në dy mandate Rama ka ndërmarrë vetëm taksa dhe koncesione në kurriz të tyre. Duke thënë se “Rama ka një frikë të madhe pasi mangësitë e tij për vizionin ekonomik nuk bindin”- Tabaku shton se ”kështu që kopjon ç’të mundet nga opozita. Humbësi mendon që mund t’i gënjejë shqiptarët”.

Ndërsa ka prezantuar edhe planin e PD për bizneset pas ardhjes në pushtet.

Postimi i plotë:

Nuk gënjehen bizneset nga Rama!

Si një cirk lëvizës këto dy javët e fundit, kryeministri në ikje po u thotë bizneseve të vogla se do të bëjë 0% taksën e biznesit të vogël nga viti ardhshëm. Për këdo që ka bërë biznes e di që Rama jetën e tij politike e ka ngritur mbi gënjeshtrën dhe taksat e larta.

Sapo erdhi në pushtet iu vërsul bizneseve të vogla gjoja nën pretekstin e luftës kundër informalitetit. Pastaj i ndau në dy grupe dhe në shtator 2017 u vendosi TVSH-në si një barrë të re mbi kurriz. Të njëjtëve u detyroi të shpenzonin 2000 euro ekstra për të ashtuquajturin projekt të fiskalizimit që hyn në fuqi në Prill 2021.

Në dy mandate vetëm taksa dhe gënjeshtra. Në dy mandate koncesione në kurriz te tyre. Kjo është fytyra dhe e vërteta e Ramës.

Ai ka një frikë të madhe pasi mangësitë e tij për vizionin ekonomik nuk bindin. Kështu që kopjon ç’të mundet nga opozita. Humbësi mendon që mund t’i gënjejë shqiptarët.

Plani PD është i qartë pasi ndjek parimet dhe vizionin e një ekonomie të lirë dhe të ndershme. Taksa 0.5% përfshirë edhe taksat e bashkive për biznesin e vogël nuk është thjesht filozofi ekonomke por shtysë e vërtetë për çdo sipërmarrës që të investojë në të ardhmen. Taksa 9% mbi fitimin dhe tatimi 9% mbi pagën janë bindje e jona se buxheti i shqiptarëve është më i rëndësishëm.

Taksa e sheshtë është burimi i të ardhurave për çdo shqiptar ndërsa taksa progresive është thjesht e ardhura e kryeministrit dhe oligarkëve. Ne besojmë se paratë në xhepin e qytetarëve janë më të dobishëm për ekonominë dhe vendin se sa në xhepin e qeverisë dhe okigarkëve.

Prandaj, Shqipëria do të zgjedhë një vizion për ekonominë se sa një vizion për oligarkinë. Prandaj shqiptarët do të zgjedhin një opozitë që e ka treguar me fakte që takson ndershmërisht se sa një kryeministër qe takson për oligarkët. Ditë më të mira e presin vendin tonë! Ditë në të cila shumica e heshtur punëtore nuk do të taksohet padrejtësisht! Ku puna dhe mundi do të shpërblehen ndershmërisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *