“Kopjac i vjetër, jo kandidat i ri”, drejtori i fushatës së PD nxjerr videon: Ja premtimet e pambajtura të Edi Ramë

19:59 23/09/20202min163
Selia-e-PD-770x434

Nje kopjac të vjeter dhe nje genjeshtar qe nuk mban premtimet e ka quajtur Drejtori i Fushatës për Partinë Demokratike, Alfred Rushaj, kreun e qeverise, Edi Rama, duke iu kujtuar deklaratat e bera nder vite. 

Rushaj nenvizon kontrastin mes premtimeve aktuale të kryeministrit, si heqja e TVSH-se për biznesin e vogël dhe qendrimet qe ai ne fakt ka mbajtur vit pas viti për të ngarkuar biznesin e vogël me TVSH.

Sipas Rushaj, ishte Edi Rama ai që përfshiu bizneset e vogla mbi 2 milionë lekë xhiro në 2018-ën në skemën e tvsh-së

“Nuk është kandidat i ri, por kopjac i vjetër, që 7 vite më parë premtoi uljen e taksave për 95 % të shqiptarëve.”- theksohet në videomesazh, ku citohet Edi Rama më fushatën e 2013-ës, kohe ne te cilen Rama premtoi: “Me ne, çdo familje që jeton përmes biznesit të vogël, do të rilindë”.

Ne fakt, sipas PD, nuk ndodhi keshtu, pasi “Rama nuk e mbajti premtimin dhe përmes taksave dhe gjobave, falimentoi me mijëra biznese të vogla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto