Konsullatat e Shqipërisë dhe Kosovës, në një hapësirë të përbashkët në Strugë

12:36 05/12/20202min89
4-3-696x514-1-474x350

Shqipëria dhe Kosova do të kenë në një hapësirë të përbashkët Konsullatat e Përgjithshme të dy vendeve në qytetin e Strugës, Maqedoni e Veriut.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj informoi sot mbi këtë vendim të rëndësishëm, që u mor në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.

“Edhe dy fjalë për diçka domethënëse. Tashmë jemi marrë vesh zyrtarisht për bashkim të hapësirave të Konsullatave të Përgjithshme të dy vendeve tona në qytetin e Strugës. Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive”, tha Cakaj.

Nga ana tjetër, ai theksoi se “edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë mbart një rëndësi të veçantë”.

“Deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi ynë kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm. S’ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë”, tha Cakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto