Konflikti në Nago-Karabak/ Shkelet sërish armëpushimi i arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së

16:50 26/10/20204min68
download - 2020-10-26T154943.518

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të fundit mbi territorin e diskutueshëm të Nago-Karabakut, disa minuta pasi ai hyri në fuqi të hënën. 

Sipas BBC, armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA u njoftua në Uashington të dielën. 

Dy armëpushime të tjera të rënë dakord më parë këtë muaj mbi konfliktin u shkelën pothuajse menjëherë. 

Luftimet shpërthyen më 27 shtator rreth enklavës malore. Konflikti është intensifikuar përsëri ditët e fundit. 

 “Armëpushimi humanitar” u njoftua të Dielën në një deklaratë të përbashkët lëshuar nga qeveritë e SHBA-së, Armenisë dhe Azerbajxhanit. 

 Ai hyri në fuqi në 08:00 me kohën lokaletë hënën. 

 Njoftimi pasoi diskutimet midis Zëvendës Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Stephen Biegun, Ministrit të Jashtëm armen, Zohrab Mnatsakanyan dhe homologut të tij Azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov. Departamenti i shtetit i SHBA-së tha se marrëveshja u arrit pas negociatave intensive. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shkroi në Twitter të dielën për të përgëzuar armëpushimin e arritur. 

Sidoqoftë, brenda pak minutash nga hyrja në fuqi e armëpushimit, Azerbajxhani akuzoi forcat armene për lëshimin e granatave në qytetin  Terter dhe fshatrave përreth në “shkelje të rëndë” të marrëveshjes. 

 Ministria e mbrojtjes së Armenisë tha se artileria Azerbajxhanase kishte qëlluar në pozicione ushtarake në pjesë të ndryshme të vijës së frontit pasi marrëveshja e armëpushimit kishte filluar. 

 Në një postim në Facebook, Kryeministri Armen Nikoll Pashinyan këmbënguli se vendi i tij “vazhdon t’i përmbahet rreptësisht regjimit të armëpushimit”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto