Konflikti Greqi-Turqi/ BE paralajmëron sanksione, Turqia e konsideron qëndrim të njëanshëm

14:43 11/09/20203min109
Turqi-Greqi

Turqia reagoi ndaj një deklaratë të bërë publike nga shtatë shtetet mesdhetare të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar si të njëanshme dhe “të shkëputur nga realiteti”, por tha se është ende e hapur për bisedime të pakushtëzuara me Greqinë.

Në një deklaratë të përbashkët të enjten vonë, Franca, Italia, Spanja, Malta, Portugalia, Greqia dhe Qipro thanë se blloku do të hartojë një listë të sanksioneve të reja ndaj Turqisë në fund të Shtatorit nëse Ankaraja nuk negocion për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë dhe Qipron.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, reagoi ndaj deklaratës duke thënë se Greqia duhet “të ulet pa kushte në tryezën e negociatave me Turqinë” në mënyrë që të arrijë dialogun dhe bashkëpunimin në rajon.

Ajo tha se Athina duhet të tërheqë anijet e saj ushtarake të vendosura përreth Oruc Reis në mënyrë që të mos përshkallëzojë tensionet.

“Greqia duhet të mos e bëjë BE-në një instrument në interesat e saj mendjengushta, ndërsa BE-ja dhe nënshkruesit e deklaratës së përbashkët duhet të braktisin politikën e njëanshme që ata kanë përdorur verbërisht nën pretekstin e solidaritetit,” shkroi Aksoy.

BE ka thënë se qëndron në “mbështetje dhe solidaritet të plotë” me Greqinë dhe Qipron në mosmarrëveshje ndërsa Athina dhe Nikosia i kanë bërë thirrje bllokut të sanksionojë Turqinë. BE do ta trajtojë këtë çështje në një samit në 24-25 shtator.

Duke iu drejtuar Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian të Enjten, Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, tha se BE nuk ka juridiksion mbi çështjet e kufirit detar dhe se Ankaraja pret që blloku të mbetet i paanshëm.

Zyrtarët ushtarakë nga Turqia dhe Greqia u takuan në selinë e NATO-s të Enjten për bisedime që synojnë parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak në Mesdheun lindor.

Turqia dhe Greqia kanë pretendime të mbivendosura për pjesët kontinentale dhe të drejtat për burimet e mundshme të energjisë në Mesdheun lindor. Tensionet u rritën muajin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi anijen e saj Oruc Reis për të kërkuar për naftë dhe gaz në ujërat e pretenduara nga Greqia, Qipro dhe Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto