Konflikti greko-turk/ Greqia do të blejë avionët e gjeneratës së pestë

13:48 28/09/20202min143
lufta-1

Për t’i bërë ballë konfliktit me Turqinë, Greqia po forcon armatimet. Nisur edhe nga paralajmërimet e kryeministrit grek dy javë më parë, programi synon të modernizojë marinën, forcat e këmbësorisë si edhe forcat ajrore.

Mësohet se Greqia po plainifikon blerjen e avionëve “Rafale” nga Franca, që i përkasin gjeneratës së katërt.

Po ashtu, në plan është dhe blerja e avionëve të avancuar amerikan F-35 të gjeneratës së pestë deri në vitin 2025.

“Ne nuk mund të mjaftohemi vetëm me avionët e gjeneratës së katërt Rafale. Jemi në një një rrugë me vetëm një drejtim dhe Greqia nuk ka rrugë tjetër vetëm se të blejë avionë të gjeneratës së pestë. Bëhet fjalë për avionët F-35, të cilët do të blihen në vitet 2024-2025”,-shkruan gazetari Vassilis Skoularakos sipas burimeve ushtarake.

Krahas avionëve “Rafale”, Greqia synon të blejë edhe katër fregata të avancuara në vitet në vijim me qëllim modernizimin e marinës përballë Turqisë, e cila ka investuar ndjeshëm në këtë drejtim gjatë viteve të fundit.

Ndërsa Turqia ka blerë tashmë sistemet e avancuara anti-ajrore të Rusisë, raketat S-400, por që nuk i ka futur në përdorim pas presionit të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto