Konflikt mes bandave kriminale, vriten 11 persona

10:03 28/09/20201min146
mexico-2

Trupat e shtatë burrave dhe katër grave janë gjetur të vrarë në një lokal në Meksikë.

Zyra e Prokuorit të Përgjithshëm të shtetit qendror meksikan të Guanajuato tha se viktimat u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin Jaral del Progreso.

Është raportuar dhe për një grua që u gjet e plagosur pas sulmit me armë zjarri.

Edhe pse qeveria është zotuar për t’i dhënë fund dhunës, Meksika vazhdon ende të jetë zonë e nxehtë e përplasjeve mes grupeve kriminale.

Në korrik, persona të armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato, duke shënuar një nga vrasjet më masive që kur presidenti, Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën duke premtuar të ulte nivelet rekord të dhunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto