
Një zënkë e momentit ka përfunduar në kërcënim me thikë ndaj pronarit të një lokali në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pronari i lokalit ka bërë sherr me një algjerian pasi ai kishte prishur qetësinë publike. Në konflikt e sipër, ky i fundit i ka nxjerrë thikën.
Algjeriani 22-vjeçar u arrestua menjëherë nga policia.
Deklarata e policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika”.