Komisioni i BE premton vaksina anti Covid për vendet e varfëra

10:59 02/09/20203min61
Koronavirus-vakcina

Komisioni i BE njoftoi se do të kontribuojë 400 milion euro në një iniciativë të nisur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila synon ta bëjë vaksinën e koronavirusit të arritshme për të gjithë.

Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) deklaroi se do të kontribuojë 400 milion euro në iniciativën e iniciuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në mënyrë që të gjitha vendet të mund të përfitojnë nga vaksina që do të zhvillohet kundër koronavirusit. Nisma, e quajtur COVAX, synon të marrë 2 miliardë doza vaksine koronavirusesh nga prodhues të ndryshëm deri në fund të vitit 2021 për të gjitha vendet në botë.
Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen tha, “Komisioni njofton sot se, duke punuar së bashku, do të kontribuojë 400 milion euro për COVAX në mënyrë që të blejë vaksina për përfitimin e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme në të ardhmen.”

Komisioni i BE po kryen negociata me kompani farmaceutike në emër të 27 vendeve anëtare për blerjen e vaksinës së koronavirusit. Komisioni njoftoi se synon të dhurojë disa nga vaksinat e blera vendeve në zhvillim me të ardhura të ulëta. Dy javë më parë, OBSH u kërkoi vendeve anëtare të raportonin nëse do të merrnin pjesë në nismën e përbashkët të vaksinimit COVAX deri më 31 gusht.
Ekipet e shumta kërkimore dhe gjigandët e industrisë farmaceutike në të gjithë botën po kryejnë studime për të gjetur vaksinat kundër Covid-19. Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi javët e fundit se vaksina e parë kundër koronavirusit ishte regjistruar në Rusi. Sidoqoftë, disa ekspertë janë skeptikë në lidhje me vaksinën, duke deklaruar se Rusia ka lansuar ilaçin në fjalë para se të kenë përfunduar të gjitha hapat e nevojshëm për miratimin e sigurisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto