Komisioni Hetimor për Metën mbyll hetimet/ Nuk do e thërrasin më…çfarë pritet në vijim

13:26 24/05/20212min154
Screen Shot 2021-05-24 at 2.26.08 PM

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar për të dytën herë të paraqitet në seancën dëgjimore në mbledhjen e Komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, pasi e ka cilësuar si një komision që nuk e njeh ligji dhe as kushtetuta.

Pas këtij veprimi ky komision që drejtohet nga deputeti i PS Alket Hyseni ka vendosur, që të mos e thërrasin më presidentin dhe mbyll fazën e e hetimeve e të nisë administrimi i provave të mbledhura.

“Ky komision është treguar i kujdesshëm të zbatojë me përpikmëri çdo procedurë dhe prandaj ka qenë kjo kërkesë, që është bazuar në dy momente juridike të ndryshme. Momenti i parë është e drejta që ka personi në hetim, në rastin konkret presidenti për të dhënë qëndrimin e tij. Dhe detyrimi që ka ai dhe ky komision për ta thirrur dhe dëgjuar gjatë hetimit. Ne hetimin e kemi patur plot, kemi administruar shkresa, prova filmike, qëndrime zyrtare, që për ne nuk përbën ndonjë risi ardhja apo mosardhja. Ajo ndoshta do të ishte më e vlefshme së pari për të zbatuar detyrimin kushtetues, së dyti për të zbatuar rregulloren e Kuvendit, për të zbatuar ligjin e komisioneve hetimor, parimin e transparencës dhe do të dëshiroja me gjithë zemër të mos ishim fare në këtë komision, nuk është ndonjë kënaqësi e madhe. Do të hedh në votim propozimin e parë, për të mbyllur hetimin dhe të mos vazhdojmë më me procedurën për thirrjen e presidentit”, tha Hyseni.

Më pas komisioni vijoi punën për administrimin e provave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto