Komisioneri, Oliver Varhelyi karantinohet në banesë, një anëtar i stafit të tij u testua pozitiv me COVID-19
Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

23:23 11/10/20202min99
EP-094320A_Hearing_VARHELYI_complete

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi përmes një shënimi në Twitter ka njoftuar se  është karantinuar në shtëpi, pasi një anëtar i stafit të tij u testua pozitiv me COVID-19.

Po ashtu Komisioneri ka njoftuar se i është nënshtruar testit, por ende nuk e ka marrë përgjigjen e tij, ndërsa ka shtuar se në teste që ka bërë gjatë javës së kaluar ka rezultuar negativ.

Me tej ai ka shtuar se nuk ka asnjë simptomë të virusit, por duke respektuar rregullat e shendetit Publik, mbetet në përgjigje të rezultatit.

Postimi i plotë:

Unë u informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19 . Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit të interesuar po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit public. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto