
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Kombit, ku për pasojë humbën jetën dy të rinj, pasi makina me të cilën ata po udhëtonin, u përplas me trafik-ndarësen.
Në vendin e ngjarjes humbi jetën Shpëtim Manaj, ndërsa në Spitalin e Traumës në Tiranë më pas ka ndërruar jetë dhe Klisman Uka, 27 vjeç.
Lidhur me ndarjen nga jeta të tyre kanë reaguar shumë qytetarë e të afërm, të cilët e quajnë këtë një lajm të kobshëm.
Mësohet se viktimat ishin miq të ngushtë prej vitesh dhe duheshin si vëllezër.
“DITË ZIE PËR KUKËSIN; Dita e djeshme rezultoi me pasoja për dy vëllezërit tanë Klisman Uka dhe Shpëtim Mani të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e një aksidenti me makinë!
Shprehim ngushëllime të përzemërta për familjen Uka dhe familjen Mani! Zoti i past çu në gjenet! Në zemrat tona përgjithmonë Klis ! Shpëtim”, shkruhet në një faqe kuksjane, në të cilën kanë qenë të shumta komentet ngushëlluese.
Nga aksidenti shpëtoi vetëm shoferi i makinës, i cili është jashtë rrezikut për jetën.