Koeman e nis me fitore te Barcelona, shënojnë lojtarët që janë konsideruar ‘dështime’

22:58 12/09/20204min76

GettyImages-1272124629-780x439

Ronald Koeman e ka udhëhequr Barcelonën në ndeshjen e tij të parë si trajner i katalunasve.

Kampioni i shumëfishtë i Spanjës ka zhvilluar ndeshje miqësore ndaj Gimnastic ku ka triumfuar me rezultat 3-1.

Ishte një nisje e mbarë për teknikun holandez, i cili në krye të sulmit kishte vendosur treshen Messi, Girezmann e Dembele.

Vetëm pas gjashtë minutash lojë, Ousmane Dembele realizoi golin për 1-0.

Ndërkohë në minutën e 17-të, Lionel Messi i la penalltinë Antoine Griezmann i cili shënoi për 2-0.

Mysafirët ngushtuan rezultatin në 2-1 kur shënoi Bonilla në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë Koeman ndryshoi tërësisht formacionin, teksa golin e tretë e shënoi Philippe Coutinho.

 

Braziliani i rikthyer nga huazimi te Bayern realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar.

Të tre golashënuesit e sotëm janë cilësuar si dështime nga mediat në Spanjë, por duket se me Koeman në krye të skuadrës, këta tre lojtarë do të kenë më shumë besim dhe do të rikthejnë shkëlqimin e tyre.

Gjithsesi ishte një ndeshje shumë e mirë nga Barcelona ku u aktivizuan të gjithë lojtarët dhe trajneri holandez e ka tani më të qartë se me çfarë formacioni do të luaj.

Lojtarët e vetëm që munguan në këtë përballje ishin Luis Suarez, Arturo Vidal dhe Ansu Fati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto