Kodi Zgjedhor/ Paskal Milo: Një manovër elektorale që i garanton mazhorancës një…

22:43 29/10/20202min82
milo

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka komentuar sot ndryshimet në Kodin Elektoral.

Milo tha se Evropa ka folur dhe po bëhet një atakim nga Brukseli që e dëmton Shqipërinë.

Në analizën time pavarësisht se nuk kemi një qëndrim institucional të Këshillit Evropian, se ai është instanca superiore që në fund vendos, pavarësisht çdo atakim që bëhet nga Brukseli na dëmton”, tha Milo.

Më tej ai u shpreh në “Opinion” se ndryshimet në Kodin Zgjedhor  janë në favor të Ramës dhe PS-së, pasi i japin një supermarci elektorale.

“Politika shqiptare e të dyja krahëve është maturuar dhe u reziston presioneve Evropiane. Nuk është më si në 90 që kur vinte një diploma ti huaj neve nuk na zinte gjumi. Tani e marrim më me sportivitet. Prandaj them në këtë rast që këto veprime janë të sforcuara, prandaj nuk e fsheh asnjë eksponent i PS, as vetë Rama që është një manovër elektorale që u garanton një lloj supermacie, i jep avantazhe në ndarjen e mandatave. Ajo është bërë me qëllim, duke shfrytëzuar fuqinë e saj si mazhorancë”, thotë ai./tvklan


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto