Kodi Zgjedhor, Meta kërcënon deputetët: Do publikojë emrat e atyre që do ngrenë dorën për pusht-pushtetin, kundër integrimin

11:49 05/10/20202min110
1563266415_metaa-696x393

Këtë të hënë në parlament pritet të votohet Kodi i ri Zgjedhor, i kundërshtuar nga partitë opozitare dhe nga vetë presidenti Meta.

Ky i fundit ka paralajmëruar deputetët që do të votojnë pro, se do të mbajnë përgjegjësi individuale, pasi ky kod ti mbyll derën e integrimit Shqipërisë.

“Të ashtuquajturit opozitarë në Parlament, nëse duan të quhen opozitarë, nuk duhet t’iu shkojë mendja të përpiqen sot t’i mbyllin derën e integrimit Shqipërisë. Sot, ai që ngre dorën, përveç listave të hapura 100%, ai ngre dorën kundër integrimit evropian të Shqipërisë, ai vendos pusht-pushtetin, mbi integrimin. Kushdo që ngre dorën, duhet ta dijë që përgjegjësinë do ta ketë edhe individuale, për çdo pasojë që do të ketë kjo përmbysje tinëzare. Presidenti do t’i publikojë të gjithë emrat e atyre që do të guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë, se kush janë ata që do duan ta kthejnë Shqipërinë 30 vite pas për të mbyllur një derë, e cila nuk ka zot në botë që ta mbyllë.

Presidenti do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, nëse vazhdojnë me 5 qershorin, do të vazhdojmë përpara, në të kundërt presidenti dhe 3 milionë shqiptarë do tregojnë se Evropa është në zemrat tona dhe se ajo nuk është euro, por është dinjitet. Të gjithë e kanë në dorë sot të tregojnë ku do të jenë, me pusht-pushtetin apo me demokracinë”, tha Presidenti Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto