Kodi Zgjedhor, Gahler: U votua kundër 5 qershorit dhe integrimit të Shqipërisë, Meta të reagojë

15:55 05/10/20202min136
Michael-Gahler-mep

Pas miratimit të ndryshimit të Kodit Zgjedhor në Kuvend, vjen edhe reagimi I parë nga ndërkombëtarët.

Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Michael Gahler shprehet se është shkelur marrëveshja e 5 qershorit.

Eurodeputeti gjithashtu thekson se mazhoranca ka vënë një pengesë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

“Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme,  dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”- shkruan Gahler në reagimin e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto