Kodi Zgjedhor/ Balla: Opinionin i Venecias, do adresohet pas 25 prillit. Meta do të pengojë zgjedhjet

16:51 27/10/20204min68
Screenshot_45-1

Kreu i grupit parlamentarë të PS Taulant Balla, në një deklaratë për mediat është shprehur se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sigurojnë koalicionet dhe listat e hapura.

Sa i përket opinionit nga Komisioni i Venecias, Balla ka bërë të ditur se do adresohen dhe do diskutohen por pas 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij Balla ka akuzuar Presidentin Ilir Meta, se po bën çdo gjë për të penguar zgjedhjet e 25 prillit.

“Duhet refuzuar përpjekja e Ilir Metës për të futur vendin në një spirale dhe aventurë të papranueshme. Koha para zgjedhjeve është e vogël. Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret nuk ka pasur si qëllim të përmirësojë kuadrin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, por ka një pozicion ekstremist që ka qenë sabotimi dhe gjithçka e mundur për të penguar zgjedhjet e 25 prillit.

Për PS Komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë një opinion të pjekur. Ai opinion do të diskutohet me kujdesin e duhur me të gjitha forcat politike do të mbetet për tu adresuar për çdo çështje që mund të dali edhe pas 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur për aventura.

Siç edhe e dini implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Institucionet kërkojnë kohën e tyre dhe duke qenë se kemi një kod zgjedhor ku qytetarët do të votojnë jo vetëm për subjektet por edhe kandidatet, kjo është një kohë e shkurtër që institucioni i KQZ të përgatisë procesin zgjedhor.

Presidenti është munduar të argumentojë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor se nuk na garantoka një proces zgjedhor me lista të hapura. Lista e kandidatëve të subjekteve do të jenë 100% të hapura dhe kjo është e qartë për këdo që ka kulturën juridike.

Kandidatët i nënshtrohen votimit parapëlqyes. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve. Pretendimet e Presidentit janë të njëjtat pretendime të bëra publike nga PD dhe LSI që janë diskutuar gjatë në mbledhjen e këshillit politik. Qëndrimi zyrtar i PD dhe i LSI kanë qenë se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet dhe kjo binte ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Por amendamentet nuk i ndalonin koalicionet.

Në 25 prill qytetarët do të kenë një kod zgjedhor sipas parimeve demokratike. i takon të gjitha institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe PD të heqë dorë nga modelet e dështuara të tre viteve më parë për të bllokuar apo për tu mos paraqitur në kohë për regjistrimin  në procesin zgjedhor.“-është shprehur Balla.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar komisionit të Venceias, 8 pyetje lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa këtë të martë kanë qënë të shumta edhe thirrjet e ndërkombëtarëve që të pritet më parë përgjigja nga Venceia e më pas të rivotohet ose jo i njëjti kod në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto