Koço Devole FOTO me Piperon te Infektivi, flet i biri: Mbrëmë morëm përgjigjen e testit…

19:54 01/11/20202min213
auto_11213211321604252036

Gjatë ditës së sotme eshte bere publik fakti, se aktori i njohur i humorit Koço Devole ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, në Spitalin Infektiv.

Në këto orë të fundit, aktori po reagon mirë dhe është duke u trajtuar për pasojat e sëmundjes, pasi Devole është konfirmuar negativ për Covid-19 ditën e djeshme por gjendja shëndetësore është rënduar si pasojë e sëmundjes së leucemisë që aktori vuante më herët, ka thënë djali për mediat.

“Gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital”, thotë djali i aktorit të njohur, Koço Devole.

Ndërkohë është publikuar edhe një foto e aktorit brenda spitalit infektiv në krah të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero. /abcnews

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto