Koalicionet, ODIHR: Nëse marrim detaje nga Këshilli, do të japim ndihmën tonë

16:43 16/09/20202min53

keshilli-politik-1-696x522

OSBE-ODIHR ka reaguar pas propozimit të Partisë Demokratike për marrjen e opinionit të këtij institucioni, lidhur me koalicionet parazgjedhore.

Për Ora News, OSBE thotë se ka mbështetur Këshillin Politik dhe se do vazhdojë ta bëjë diçka të tillë.

Por, ky institucion sqaron se shpreson të marrë detaje nga këshilli në mënyrë që të ofrojë ndihmë për këtë çështje.

Reagimi i OSBE-ODIHR:

Ju mund të jeni të vetëdijshëm se ODIHR mbështeti punën e Komisionit Parlamentar Ad-Hoc dhe Këshillit Politik përpara miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë verë.

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin, dhe shpresojmë të marrim detaje nga Këshilli në lidhje me faktivitetet e tij, në mënyrë që të japim një ndihme konkrete.

Si gjithmonë, ne jemi gati të mbështesim Shqipërinë në adresimin e rekomandimeve elektorale të ODIHR-it.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto