Koalicionet? Agron Duka: Skemat i kemi gati! Në qeveri duam ministrinë e Bujqësisë

21:32 14/10/20202min113
agron-duka-paa-696x415

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka gjatë prezantimit të ekipit dhe programit të forcës së tij politike për bujqësinë, theksoi se kjo parti  do të jetë një parti parlamentare pas zgjedhjeve.

Sipas Dukës, këtë e bën të mundur programi që përfaqëson, ndërsa theksoi se do të kërkojë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Ai shpjegoi gjithashtu se opozita është e përgatitur për çdo skenar pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ne pretendojmë të jemi parti parlamentare me fuqi negociuese në parlamentin e ardhshëm, të drejtojmë ministrinë e Bujqësisë për të përmbushur premtimet tona, të përfaqësojmë të gjelbrit evropian, si një nga partitë moderne.

Duke pasur parasysh dëshirën e shqiptarëve për lista të hapura dhe presionin ndërkombëtar, mund të shpresojmë të kemi një kod të ri zgjedhor.

Me formën përfundimtare të kodit do të bëjmë, do të dalim me skemat si do të shkojmë në zgjedhje. Ne po merremi me PD-në, që është partia më e madhe në opozitë dhe i kemi pothuajse skemat gati në të gjitha variantet” u shpreh Duka për Abc News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *