Knaus: BE do ta humb kredibilitetin në Ballkan nëse Bullgaria bllokon bisedimet me Maqedoninë e Veriut

19:17 01/11/20202min72
gerald-knaus-780x439

Analisti politik austriak dhe drejtori i i think tenk European Stability Initiative, Gerald Knaus thotë se nëse nuk gjendet zgjidhje ndaj paralajmërimeve të Sofjes së do të bllokojë bisedimet për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut, EU do ta humbasë kredibilitetin e politikës së zgjerimit dhe kjo do të ishte tragjike për BE-në, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

“Nëse nuk zgjidhet kjo çështje, kredibiliteti i politikës së zgjerimit në BE do të shuhet në vitin 2020”, thotë Knaus.

Sipas tij nuk është normale përfshirja qëndrimeve të ndryshme për identitetet në kornizën negociuese për anëtarësim në BE dhe nëse Bullgaria insiston, atëherë kjo do të thotë se anëtarësim nuk do të ketë as tash as në të ardhmen.

Zgjidhja sipas tij është që Bullgaria dhe Maqedonia të pajtohen se dallojnë sa i përket pikëpamjeve të tyre në histori. Ai thotë se Maqedonia nuk do të pranojë se ka identitet dhe gjuhë të rreme për të hyrë në BE.

Knaus akuzoi Bullgarinë se prish kredibilitetin e BE-në në Ballkan me paralajmërimet për bllokim, ndërsa kërkesa e Sofjes dhe ministres së MPJ-së, Ekaterina Zakharieva që Shkupi të pranojë se populli maqedonas dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare janë absurde.

“Paramendoni Gjermania të insistojë që ‘Austria duhet të pranojë rrënjët gjermane’. Suedia ta bëjë të njëjtën në Norvegji”, tha Knaus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto