Klevis Balliu përjashtohet nga lista për deputet e PD, komentuesit e ‘masakrojnë’: Ditë të mira për Shqipërinë, ike për l…

14:32 08/10/20202min157
images (26)

Votimet e anëtarësisë të PD në degën e Pogradecit sollën rezultate surprize për disa nga kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-kreu i bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri në fund të votimit ka marrë 170 vota kundër, duke i mohuar kështu kandidimin. Por surpriza më e madhe ka qënë për një nga emrat mjaft aktiv në radhët e Partisë Demokratike gjatë këtyre viteve të fundit.

Kelvis Balliu pas votimit nga anëtarësia në degën e Pogradecit, mori 310 vota kundër, duke u përjashtuar nga kandidimi.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, nuk kanë munguar edhe komentet në profilin në rrjetin social Facebook, në një prej publikimeve që Balliu ka shpërndarë nga takimet e kreut të PD Lulzim Basha.

As demokratet stë duan, ike për l*sh bubi hahahha…shkruan një prej komentuesve, ndërsa nuk kanë mënguar as ironitë.

Shyqyr u zgjodhe kandidat për deputet thuaj! Ditë të mira për Shqipërinë –shkruan një tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto