
Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Klea Huta është bërë në fillim të muajit qershor. Ajo dhe partneri i saj, Elgit Doda u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Krid. Pas ardhjes në jetë të pjesëtarit më të ri të familjes Klea ka treguar se po vijon të përkushtohet në karrierën e saj, madje do të jetë pjesë e një seriali shqiptar.
Ndërkaq ajo ka treguar për fansat se mëmësia nuk është e lehtë dhe kërkon përkushtim. Kridi i vogël ka probleme me gjumin dhe artistes i është dashur edhe të ndezë tharësen e flokëve në mënyrë që djalin e saj ta zërë gjumi.
“Kush është mastrosleep-i juaj mama? Ndërkohë, pas atij çasti sublim, në backstage kemi dhe arsenalin që shumë shpejt them se do bëjë pauuuu.
I kemi provuar të gjithaaa zhurmat e Youtube dhe s’kemi lënë app pa marrë mama. Po si përfundim kemi qejf zhurmat live. Mezii e vëmë”, ka shkruar Huta në disa fotografi të publikuara në ‘Instastory’.