Klea Huta dhe Soni Malaj së shpejti me një projekt televiziv, zbulohet ku do t’i shohim së shpejti

13:40 25/09/20202min131
iPiccy-collage-2-1068x534

Pak ditë më parë këngëtarja dhe aktorja shqiptare, Klea Huta ndau në rrjetin social ‘Instagram’ një postim ku tregoi se shumë shpejt në ekranin e ‘Vizion Plus’ do të nisë një projekt i ri ‘Këngë Moj’ dhe ajo do të jetë pjesë e këtij formati.

Duke mos zbuluar shumë detaje lidhur me rolin e saj në ‘Këngë Moj’ ajo shkroi se shumë shpejt do të shfaqet në ekran dhe pse nuk dihet nëse do të ketë rolin e këngëtares apo moderatores, duke qenë se është një format që përfshin muzikën.

Ndërkohë edhe një tjetër artiste shqiptare ka njoftuar se do të jetë pjesë e këtij projekti të ri. Bëhet fjalë për Soni Malaj e cila me anë të një postimi në ‘Instagram’ tregoi se do të rikthehet sërish në skenë.

 

“Së shpejti, këngë moj”, ishin fjalët e Malaj e cila është treguar e rezervuar për detaje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto