Klaudia Pepa shkëlqen në videoklipin e artistit të njohur italian

14:41 11/06/20212min66
auto_klau1613494238

Klaudia Pepa është tashmë një ndër emrat më të njohur mes artistëve të rinj në Itali. Prej vitesh balerina shqiptare jeton në shtetin fqinj ku po përpiqet me shumë punë të ndërtojë një karrierë të suksesshme.

Emri dhe figura e saj është prezente kudo dhe Klaudia shkëlqen në çdo hap që hedh. Së fundmi, artistja shqiptare është bërë pjesë e videoklipit të artistit italian Aka7even, i cili u bë shumë i njohur nga spektakli “Amici”, në të cilin edhe Klaudia ka konkurruar si balerinë.

Aka7even ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili u kthye menjëherë në trend në rrjete sociale dhe tashmë renditet si kënga më e mirë e verës së 2021-it. Videoklipi paraqet një atmosferë shumë të ngrohtë, festive, tipike për ditët e nxehta të verës dhe protagonistja kryesore në të është Klaudia Pepa. Balerina shqiptare nuk ka kaluar pa u vënë re dhe të gjitha mediat italiane i kanë kushtuar nga një artikull special pjesëmarrjes së saj në videoklipin e artistit italian.

Në fakt kjo nuk ishte hera e parë që Kaludia Pepa bëhej pjesë e klipit të një këngëtari italian. Pak muaj më parë ajo u shfaq në projektin e ri muzikor të Fabrizio Moros, në këngën “Voglio stare con te”. Në të Klaudia ka rolin e një vajze, që shfaqet në stade të ndryshme të jetës, e cila dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin të tjerët. Ndërsa i dashuri i saj gjen një mënyrë shumë romantike për ta admiruar në heshtje pasionin e partneres për kërcimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto