“Kjo është e palejueshme”, Behgjet Pacolli ngre alarmin pas arrestimeve të bujshme: Këta dy persona të njohur duhet të…

21:28 09/11/20203min114
-800-0-5fa9a09359d97

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se Gjykata Speciale po i sjell dëme shtetit të Kosovës. Pacolli tha se Kosova duhet ta ngrejë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti, për të gjitha poshtërimet që ia bënë Kosovës dhe popullit te saj.

Postimi i plotë në Facebook:

Kosova duhet ta ngrejë zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti, për të gjitha poshtërimet që ia bënë Kosovës dhe popullit te saj. Ku është trafikimi me organe? Ku është shtepia e verdhë? Këto dy karikatura të dirigjuara dhe të paguara nga njerëzit e Millosheviqit, duhet të përgjigjen për krejt dëmin qe ia sollën Kosovës.

Një dëm tjetër, Kosovës po ia sjell edhe kjo gjykatë, akuzat e së cilës si duket jane te bazuara në thashetheme dhe po ashtu të pergatitura dhe të sponsorizuara nga Beogradi. E pa lejueshme që një prokuror të mundohet të përçaj kombin tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto