
Një ish-mësuese nga Gjirokastra është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen nr.3 të qytetit të Sarandës.
72-vjecarja, e identifikuar si Lida Dako, dyshohet te ketë rreth një javë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe trupi kishte nisur të dekompozohej.
Ajo jetonte e vetme pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërkohë që nga martesa nuk kishte fëmijë.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore ndërkohë që nga familjarët e saj, pritet të mbërrijë nga Gjirokastra i vëllai D.Gega.