Kishte dalë për vrapim në kanion, para syve i shfaqet puma – shpëton mrekullisht alpinisti amerikan

19:29 15/10/20201min160
1-154-780x439

Alpinisti nga Utah në SHBA, Kyle Burgess, ka përjetuar tmerrin e vërtetë, pasi një puma e ka ndjekur nga pas për gjashtë minuta.

Ai kishte dalur për vrapim në kanionin Slate, kur hasi në një pumë që e ndoqi nga pas për gjatë minuta, madje në disa raste tentoi edhe ta sulmojë.

“Të them të drejtën, fillimisht nuk e kam ditur për çfarë lloji të kafshës po bëhet fjalë, por shpejtë e kuptova se është puma”, ka deklaruar Burgess.

Ai në momentin që u ballafaqua përballë kësaj kafshe të egër, e kuptoi se ishte një puma femër që nga frika se mund t’ia sulmojë të vegjlit i kishte dalë përpara.

Për fat të mirë pas gjashtë minutave plotë adrenalinë, puma vendosë të tërhiqet kurse alpinisti amerikan i shpëtoi më të keqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto