Kishte ardhur nga Shqipëria / Kapet në Peleponez skafi me 1200 kg kanabis, arrestohen ‘transportuesit’

09:57 13/10/20201min147
droga-3-1

Një super operacion anti-drogë është zhvilluar në shtetin fqinj, Greqi, ku janë sekuestruar plot 1200 kg kanabis, në një zonë pranë Gjithios në Peloponez.

Sipas informacioneve të para rezulton se ngarkesa ka mbërritur me skaf nga Shqipëria dy ditë më parë dhe ishte shkarkuar në një zonë të izoluar në afërsi të Gjithios.

Policia thotë se kishte informacion për mbërritjen e lëndës narkotike, ndaj dhe strukturat e posaçme të saj ndodheshin në alarm.

Deri më tani janë arrestuar dy persona, të cilët janë gjetur mbi motoskafin që po transportonte drogën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto