“Kisha siklete shumë të mëdha”, u infektua me koronavirus, moderatorja shqiptare rikthehet në ekran

11:25 06/10/20202min89
download (32)

Moderatorja shqiptare, Arjola Shehu tregoi javën e shkuar se ishte infektuar me koronavirus. Ndërsa çdo ditë drejtonte emisionin e mëngjesit në ‘Rtv Ora’ me Arjon Muçën, prej dy javësh Arjola ndau lajmin se ishte izoluar në shtëpinë e saj.

Kjo javë e ka gjetur në punë dhe moderatorja ka ndarë në studion e ‘Ditë e Re’ detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të saj si dhe të familjarëve. Ajo u shpreh se ka qenë e ngarkuar emocionalisht, ndërsa gjendja e tyre fatmirësisht ka qenë e stabilizuar.

“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që kjo Corona, kaq e diskutuar  të rëndon mendon sikur çfarë do të ndodhë tani. Nuk më mbajti shumë, fillova antibiotikët dhe më kaloi temperatura 38 e pak. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë.

Familja ka kaluar në të gjitha etapat vetëm babi që nuk u infektua dhe fatmirësisht se ai dilte na merrte ilaçet”, tha moderatorja duke zbuluar më tepër informacione për infektimin me virusin vdekjeprurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto